Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi pas dështimit për herë të 23-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar reflektim politik.
Ai ka përmendur që vendi është qe 1 muaj e gjysmë me përpjekjet për konstituim dhe 3 muaj nga zgjedhjet.
“Është për keqardhje që nuk ka asnjë reflektim përkundër gatishmërisë së një pjese të madhe të deputetëve, duke përfshirë partitë që kanë qenë në opozitë, për ta konstituar Kuvendin me një kryetar që e ka shumicën”, ka thënë ai.
“Sot do të duhej të diskutohej për vendimet e tmerrshme që ZRrE ua ka imponuar bizneseve që punësojnë numrin më të madh të punëtorëve në sektorin privat. Por ky bllokim e pamundëson një gjë të tillë. Në emrin e PDK-së e shpreh solidarizimin me mbi 140 mijë punëtorë të mbi 1 mijë bizneseve, të cilët në masë të madhe po protestojnë simbolikisht dhe masivisht”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka thënë se PDK nesër do të bëjnë kundërshtim administrativ në zyrat e ZRrE-së, teksa ka thënë se do të vazhdojnë të ndjekin rrugët ligjore deri në anulimin e këtij vendimi.
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...