Google ADS

Krahas liderëve botërorë, Osmani ndan fotografi nga ceremonia e varrimit të Papës

17:55 | 26 Prill 2025
E.K

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papë Françeskut, e cila u mbajt në Vatikan, krahas liderëve nga mbarë bota.

Ajo ka theksuar se Papa do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen, dinjitetin njerëzor dhe solidaritetin ndërmjet popujve.

“Krahas liderëve nga mbarë bota, në Vatikan, në ceremoninë e funeralit të Papë Françeskut. Papë Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen, dinjitetin njerëzor dhe solidaritetin ndërmjet popujve. Trashëgimia e tij në përkushtimin ndaj të varfërve, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe ndërtimit të urave të miqësisë ndërmjet kombeve do të jetojë gjatë”, tha Osmani./Arbresh.info