Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se deri në orën 20:00 të së martës është përmbyllur procesi i verifikimit të rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave në 17 Qendra Komunale të Numërimit (QKN): Junik, Mamushë, Kllokot, Obiliq, Klinë, Vushtrri, Dragash, Rahovec, Gjakovë, Gjilan, Fushë Kosovë, Suharekë, Kaçanik, Prishtinë, Viti, Prizren dhe Pejë.
Procesi i verifikimit, i cili ka filluar në orën 16:20 të ditës së sotme, vazhdon ende në Qendrën Komunale të Numërimit të Mitrovicës së Jugut dhe pritet të përfundojë gjatë ditës së mërkurë.
Ndërkohë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), të martën në ora 14:00, ka filluar rinumërimi i 41 vendvotimeve me kërkesë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Këto vendvotime i takojnë zgjedhjeve për Kuvendin Komunal në Gllogoc dhe përfshijnë:
0324/01, 0325/01, 0322/01, 0320/01, 0318/02, 0317/04, 0317/03, 0316/02, 0312/02, 0310/03, 0310/02, 0304/01, 0321/01, 0324/03, 0327/01, 0315/02, 0316/01, 0308/01, 0320/02, 0306/01, 0301/05, 0301/04, 0328/02, 0326/03, 0311/03, 0340/03, 0311/05, 0310/01, 0323/03, 0322/0, 0323/02, 0311/01, 0330/01, 0324/02, 0317/01, 0317/02, 0324/02, 0309/01, 0309/02, 0310/05 dhe 0313/01.
“Rezultatet pas verifikimit do të publikohen në platformën zyrtare të KQZ-së”, thuhet në njoftim.
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...
Prokuroria e Pejës kërkon angazhim me të shtuar nga inspekto...
Në fund të marsit, delegacioni i KiE vjen në Kosovë me misio...