Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, lidhur me përgatitjet për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 11 qershor.
Nëpërmjet një njoftimi, KQZ ka bërë të ditur se në pikën e rendit të ditës, ku ishte paraparë Certifikimi i Subjekteve Politike dhe Kandidatëve, mori vendim për Certifikimin e Subjekteve Politike dhe Kandidatëve të Subjekteve Politike shqiptare, si në vijim:
PDK; AAK; NISMA; PD; LB; PSHDK; PK; PLK; ADK; REK; PB; PSD; BKK – 110 kandidatë
LDK, AKR – 110 kandidatë
Lëvizja VETËVENDOSJE! – 110 kandidatë
FJALA – 110 kandidatë
PARTIA DEMOKRATIKE E UNITETIT – 47 kandidatë
Ndërsa, lidhur me Subjektet Politike nga komunitetet pakicë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi në këtë mbledhje që të bëjë vetëm Certifikimin e Subjekteve Politike, ndërsa Kandidatët e tyre të certifikohen më së largu ditën e nesërme (e mërkurë), pasi institucionet përkatëse të verifikojnë përkatësinë etnike të disa prej kandidatëve të tyre, thuhet në njoftim.
Gjatë kësaj mbledhjeje, Kryeshefi Ekzekutiv i SKQZ-së, Enis Halimi bëri të ditur se është duke u vazhduar me përgatitjet lidhur me organizimin e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Duke folur për Periudhën e Aplikimit për Regjistrim të Votuesve nga jashtë vendit, e cila është përmbyllur me datë 22 maj, Halimi bëri të ditur se numri i aplikacioneve për regjistrim është 11 mijë e 818 aplikacione./Arbresh.info/
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses