Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dje konfirmoi edhe 103 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 5 mijë e 472.
Dje u konfirmuan edhe 95 pacientë të shëruar, teksa numri i të shëruarve shkoi në 2 mijë e 640. Ndërkaq raste aktive me COVID-19 janë 2 mijë e 708.
“Më datë 16 korrik 2020, janë shëruar 95 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.640 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.708.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në 124.
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?