Dje rreth orës 21:30, në rrugën Sadik Rama në Klinë njësiti policor ka ndaluar një veturë me targa zvicerane të cilën e drejtonte një kosovar.
Atij iu kapen substancë narkotike në veturën e tij, transmeton arbresh.info.
Gjatë kontrollit të asaj veture janë gjetur dhe konfiskuar katër qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një mulli për bluarje dhe letra për mbështjellje.
Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.
Ky është njoftimi i plotë:
“Rr. Sadik Rama ,Klinë 09.10.2020-21:30 Njësiti policor ka ndaluar një veture me targa zvicerane të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjate kontrollit në veture janë gjetur dhe konfiskuar katër qese te vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një mulli për bluarje dhe letra për mbështjellje. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar”./Arbresh.info
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...