Në Doganën e Morinës që është porta kryesore e lidhjes mes Kosovës dhe Shqipërisë vazhdon të ketë një fluks të ngjeshur të lëvizjes së personave dhe mjeteve.
Pikun e lëvizjes e shënon fundjava kur kryesisht shqiptarët e Kosovës por edhe shtetas të tjerë, shfrytëzojnë periudhën e mbetur të verës për të pushuar në plazhet e Jonit apo Adriatikut.
Udhëtarët shprehen të kënaqur me procedurat e kalimit të kufirit si dhe me infrastrukturën rrugore dhe atë turistike.
Nga ana tjetër nuk hezitojnë të thonë se plazhet e Shqipërisë mund të përmirësohen edhe më shumë në aspektin e pastërtisë etj.
Për të përballuar fluksin e madh të lëvizjes, në doganën e Morinës punojnë 7 sportele me procedurë të përshpejtuar, shpesh duke shënuar vetëm targën e automjeteve si dhe numrin e personave.
Udhëtimi në Rrugën e kombit në shumë segmente ngadalësohet prej devijimeve të panumërta për shkak të punimeve në ura dhe mbikalime etj, ndërsa në afërsi të Fushe-Krujës trafiku shndërrohet në stres dhe lodhje për udhëtarët. Aty krijohet hinkë dhe i vonon udhëtarët deri në 2 orë në pritje./rtsh/
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...