Kosovarët e shfrytëzojnë kohën më shumë për të fjetur e shumë më pak për punë.
Prej 24 orëve sa ka një ditë, një kosovarë gati gjysmën, apo 10.8 orë, e shpenzon duke fjetur dhe për kujdes ndaj vetës.
Kështu thuhet sipas një anketë të realizuar nga Instituti Riinvest, të dhënat e së cilës i ka bërë publike përmes një postimi në facebook, Alban Zogaj.
Anketa e realizuar me 8 mijë e 533 familje në Kosovë tregon në përgjithësi të dhëna të pazakonta për mënyrës sesi një kosovarë e kalon ditën.
Kështu krahas gjumit prej dhjetë orësh, kosovarët punojnë shumë pak. Sipas anketës vetëm 2 orë në ditë.
Për shoqërim dhe argëtim i kalojnë 3.2 orë, kurse në media e kalojnë 1.5 orë në ditë. /Gazeta Fjala/

Rinumërohen votat në 8 komuna
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...