Veriu i Kosovës, përkatësisht zhvillimet e fundit atje, janë përmendur nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, të cilët kanë folur rreth nënshkrimit të një deklarate ndërmjet BE-së dhe NATO-s për një bashkëpunim më të afërt strategjik.
Sipas zyrtarëve evropianë, angazhimet drejt shtendosjes së situatës në veri të Kosovës, janë shembulli më i mirë praktik i bashkëpunimit mes BE dhe Aleancës Veri-atlantike.
Zёdhёnёsi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka deklaruar se konteksti aktal gjeostrategjik i bashkëpunimit nё mes tё bllokut evropian dhe Aleancёs Veriatlantike ёshtё tejet i rёndёsishёm dhe relevant si asnjёherё mё parё.
Angazhimet drejt shtendosjes sё situatёs nё veri tё Kosovёs, sipas Stanos, ёshtё shmebulli mё i mirё praktik i bashkёpunimit nё mes tё BE dhe NATO-s.
“Rasti i fundit ishte në veri të Kosovës nё periudhёn nё mes tё Krishtlindjeve dhe Viti tё Ri, kur BE-ja dhe NATO u koordinuan ngushtë në terren. Po ashtu jemi të koordinuar dhe po punojmë shumë ngushtë edhe në kontekstin e agresionit ilegal rus ndaj Ukrainës”, ka nёnvizuar Stano.
Zёdhёnёsi i Bashkimit Evropian i ka bёrё kёto cilёsime duke i pyetur se kur NATO dhe BE do nёnshkruajnё deklaratёn e pёrbashkёt, tё shumёmpritur e qё ka tё bёjё me luftёn nё Ukrainё.
Nёnshkrimi i kёsaj deklarate pritet tё ndodh tash e sa muaj dhe e njëjta do jetё thirrje e pёrbashkёt Rusisё që të ndalojë luftën e saj dhe të largohet nga Ukraina.
Teksti i deklaratёs ёshtё dakroduar gjatё vitit 2022 mirёpo miratimi ka pasur ngecje nё dritё tё tensioneve nё mes tё Qipros si anёtare e BE-sё dhe Turqisё si anёtare e NATO-s.
“Sigurisht se është e rëndësishme nënshkrimi i një deklarate të përbashkët, dhe presim të ndodhë kjo sa më shpejt të jetë e mundur”, kё thёnё Stano, zёdhёnёs i Bashkimit Evropian.
Formalizimi i tekstit tё deklaratёs sё pёrbashkёt do të përfaqësonte një arritje të konsiderueshme diplomatike, duke pasur parasysh muajt e angazhimeve që u deshën për të arritur deri te ky moment./rtk
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër