Duke qenë se Kosova nuk është ndonjë vend me krizë të madhe politike, pritet të mos jetë në top-agjendën e administratës së re amerikane, në krye me presidentin e ri, Donald Trump.
Analistët vlerësojnë se Trump nuk e ka më prioritet Evropën e aq më pak Ballkanin, por se gjithçka varet nga relacioni i tij me Rusinë. Megjithatë inercioni që Kosova ka si një nga vendet më proamerikane, dhe relacionet historikisht të mira edhe me republikanët do të bëjnë që të mos ndryshojë qasja amerikane ndaj Kosovës.
Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Haki Abazi, vlerëson se qëndrimi i Trumpit karshi shteteve në rajon filloi të shihet prej ditës së parë të punës si president i SHBA-së.
“Në nivel të vlerave dhe parimeve po shihet qëndrimi i presidentit Trump edhe gjatë fushatës por edhe menjëherë pas fillimit të punës së tij në shtëpinë e bardhë, me largimin nga faqja e internetit çështjen e të drejtave të njeriut, të ndryshimeve klimatike. Këto janë sinjalet e para që në fakt tregojnë se qëndrimi në politikën e jashtme ka me qenë radikal”, ka deklaruar Abazi./Zeri/
Fjalimi i fuqishëm i Ramës në Bordin e Paqes për çlirimtarët...
Fillojnë premtimet elektorale për presidentin e ri të Barçës...
ShBA nuk paralajmëron ndryshime në dislokimin e trupave në K...
Gjashtë të lënduar pas aksidentit në Kçiq, një fëmijë në gje...
Dosja “Epstein”/ E-mailet zbulojnë se Izraeli menaxhoi sigur...
Prattipati takon Kurtin: SHBA kërkon angazhim për paqe dhe s...