Sot në objektin e qeverisë ishin të ftuar zyrtarë nga FPPK, WTT, lojtarë të huaj e referë të garave të World Table Tennis, nikoqire e të cilave këtë vit u bë edhe Kosova.
Zyra e Kryeministrit njofton se gjatë këtij takimi, u diskutua për garat e WTT dhe për rëndësinë e zhvillimit të pingpongut në Kosovë.
E pranishme ishte edhe zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit e cila mirëpriti mysafirët dhe tregoi interes të madh rreth aktivitetit WTT Feeder Prishtina 2024 që po vazhdon të zhvillohet në sallën 1 Tetori.
Që të dy përgëzuan lojtarët për suksesin e tyre dhe organizatorët për një nismë të tillë./Arbresh.info
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...