Prishtinë, 6 dhjetor- Afro 40 për qind e mbeturinave, në të gjithë Kosovën nuk deponohen, por hidhen kudo, është thënë të mërkurën në konferencën me titull “Rritja e efikasitetit për menaxhimin e mbeturinave” të organizuar nga “Demokracia Plus” në bashkëpunim me GIZ Kosova.
Ilir Morina, kryeshef i Agjencisë për Menaxhimin e Mbeturinave ka thënë se ka shumë probleme në lidhje me mbeturinat, të cilat mund të zgjidhen me një bashkëpunim më të mirë midis nivelit qendror dhe atij lokal.
Ndërkohë që sipas tij, numri i deponive ilegale vazhdon të jetë shumë i madh, dhe arsyetoj për këtë, pos tjerash, është edhe mungesa e vetëdijes qytetare rreth ruajtjes së ambientit.
“Janë dikur 40 për qind e sasisë së mbeturinave, të cilat nuk deponohen, por hidhen kudo nga qytetarët”, ka thënë Morina.
Jetmir Bakija, ka thënë se në platformën ndreqe.com, e cila përmban databazën më të madhe të deponive ilegale të mbeturinave në Kosovë, janë të regjistruara 2.119 deponi ilegale të madhësive të ndryshme.
kë vlerësuar se është inkurajues fakti se 342 prej këtyre deponive janë konfirmuar se janë larguar dhe pastruar nga komunat.
Kurti në diplomimin e 270 asistentëve për fëmijë me nevoja t...
Pas sulmeve të fundit, Kina i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit...
Hamza fton qytetarët në hapjen e fushatës së PDK-së: Jemi të...
Haradinaj: Lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NAT...
Policia parandalon kontrabandën e 27 deleve dhe 4 qengjave n...
Muriqi pas rënies së Mallorcas: Sot jemi të trishtuar, të lë...