Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovës, Çağrı Sakar, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet bilaterale të shkëlqyera në mes të dyja vendeve dhe gatishmërinë për thellimin e mëtutjeshëm të tyre.
Fokusi kryesor i këtij takimi ishte aplikimi i Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
“Ambasadori Sakar u interesua për hapat e ndërmarrë, derisa zëvendësministri Ahmeti e njoftoi me procesin kompleks të aplikimit dhe mundësitë ku Turqia do të mund të ndihmonte Republikën e Kosovës në këtë përpjekje të rëndësishme”, thuhet në njoftim.
Në fund, Ahmeti e falënderoi Sakar për mbështetjen e përhershme të Turqisë për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe për krijimin e marrëdhënieve bilaterale me shtetet e tjera. /arbresh.info/
Vdes Eliot Engel, mik i ngushtë i Kosovës
Deputetët miratojnë në parim Projektligjin për sigurimet shë...
Kalon projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pë...
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...