Nga muaji janar deri në muajin nëntor të vitit 2024, Kosova ka importuar nga Shqipëria mallra në vlerë mbi 302 milionë e 299 mijë euro.
Mallrat që më së shumti importohen nga Shqipëria kryesisht janë pemë dhe perime.
Në periudhën e njëjtë të vitit, sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, vendi ka importuar domate në vlerë mbi 3 milionë e 300 mijë euro.
Mbi 3 milionë është edhe vlera e specave e po aq edhe e shalqinjve të importuar nga Shqipëria.
Ndërkohë që një pemë shumë e kërkuar në fundvit, si mandarina, ndonëse nuk figuron me shifër të veçantë në të dhënat e doganës, importohet nga Shqipëria.
Në muajin dhjetor Bashkimi Evropian bllokoi disa ngarkesa me mandarina që vend origjine kishin Shqipërinë nën dyshimin se kishin pesticide të dëmshme.
Gjashtë ngarkesa bllokoi edhe Kosova, të cilat i testoi e pas analizave, rezultoi se janë të sigurta për konsum.
Vlera e importit të pemëve të tillë shkon mbi dy milionë euro.
Kosova importon nga Shqipëria me shumicë edhe material ndërtimi, për 11 muaj të vitit 2024, mbi 37 milionë euro është vlera e çimentos së bardhë të importuar.
62 milionë e 683 mijë e 320 euro është vlera e energjisë elektrike të importuar gjatë kësaj periudhe nga Shqipëria.
Gjatë vitit 2024, importi nga Shqipëria është rritur dukshëm, duke hyrë në mesin e pesë vendeve nga ku Kosova importon më së shumti./tch
Moti sot në Shqipëri
Meloni bisedë telefonike me Zelenskyn: Italia, mbështetje em...
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...