Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur të premten se Kosova do ta heqë tarifën doganore ekzistuese prej 10 për qind në mallrat amerikane.
“Tani e tutje, të gjitha produktet me orgjinë nga Shtetet e Bashkuara do të kenë tarifë 0 për qind kur të hyjnë në vendin tonë. Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj dhe besojmë fuqishëm se kjo do të ndikojë në rritjen e këmbimit tregtar dhe shtimin e investimeve”, ka thënë Kurti në nisje të mbledhjes.
Kurti ka thënë se përmes këtij hapi dëshmohen marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe tregon përkushtimin që Kosova të ketë marrëveshje për tregti të lirë me Shtetet e Bashkuara.
Tragjedia e rëndë në Podujevë: Krejt çfarë dihet deri më tan...
Rutte: NATO nuk mund të konfirmojë pretendimet izraelite se ...
Shtrenjtohen biletat e autobusit, nga sot 2 euro për linjën ...
Mot i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu në Shqipëri
Deçani përkujton 28-vjetorin e `Epopesë së Dukagjinit`
37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së ...