Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi njofton se Kosova ka formalizuar kërkesën për anëtarësim në organizatën ndërkombëtare Open Government Partnership – OGP.
Ministri Krasniqi thotë se sapo ka nënshkruar Letrën e Interesit, shkresë e cila formalizon kërkesën e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Open Government Partnership – OGP.
“Ne si qeveri kemi synuar qeverisjen e hapur dhe transparente andaj ky është një hap ku Republika e Kosovës i bashkangjitet vendeve më demokratike në botë sa i përket angazhimit të saj konsistent për qeverisje të hapur, llogaridhënëse, me integritet, inovacion, që rritë pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe parandalon dhe lufton korrupsionin”, shkruan ministri Krasniqi.
Sipas tij, anëtarësimi në Open Government Partnership – OGP është një “arritje jashtëzakonisht e rëndësishme sepse po bëhet vetëm pas 10 vitesh pas përpjekjes së parë për anëtarësim në këtë organizatë”./telegraf/
Ardian Gjini bartës i listës së AAK-së për zgjedhjet e 7 qer...
Mësimdhënësja në Ferizaj gjen portofolin me mbi 2 mijë euro ...
Ramiz Lladrovci kritikon vendimin e PDK-së për Fatmir Limaj:...
Kurti në Gjermani: Të rinjtë dhe kompanitë kosovare, potenci...
PDK-ja refuzon rikthimin e Fatmir Limajt në parti
Zbulohet një laborator i drogës nën kotecin e pulave në Mali...