Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se Kosova është i vetmi shtet i Evropës që këtë vit ka fituar çmim në Biennalen e Venedikut.
Çeku me anë të një postimi në Facebook, ka thënë Republika e Kosovës këtë ditë do të shënonte historinë duke pranuar shpërblim si përfaqësim shtetëror për herë të parë, përcjell Arbresh.info
Postimi i plotë:
Ditën e nisëm në selinë e Bienales së Venedikut, brenda sallës historike ku për 60 vjet janë ndarë çmime për artin dhe artistët më të mirë të botës. Republika e Kosovës këtë ditë do të shënonte historinë duke pranuar shpërblim si përfaqësim shtetëror për herë të parë. Për kontekst dhe perspektivë, nga të gjitha shpërblimet e fituara këtë edicion, i vetmi shtet nga vendet e Evropës me çmim të fituar, është Kosova.
Doruntina, Erëmira e Hana, nga podiumi ku pranonin mirënjohjen, reflektonin shumë porosi. Tregimin e zakonshëm të grave të jashtëzakonshme në realitetin e vështirë të punës dhe shtëpisë. Fuqinë e gjithë ekipit të pavijonit, plot profesionalizëm dhe vetëmohim.
Dëshirën e flaktë për t’i treguar botës sa shumë potencial dhe energji jeton brenda nesh. Dhe që Republika e Kosovës është këtu për të vazhduar së qenuri gjithmonë.
Festën e vërtetë e mbajtëm në shtëpinë e pavijonit tonë, në ndërtesën Museo Storico Navale, ku bashkë me ekipin e pavijonit, familjarët, miqtë dhe komunitetin e artit nga Kosova që kishte ardhur për mbështetje, ngritëm dolli për këtë sukses të madh, dhe për të gjitha mundësitë e reja që do të hapen nga ky moment i rëndësishëm.
Urime të gjithëve, e faleminderit Dori, Era dhe Hana.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...