Ministri në dorëheqje i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në takim Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneral major Stephen Osborn, ku u diskutua për gatishmërinë e Kosovës për thellimin e marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes .
Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes, si pjesë e këtij partneriteti, po vazhdojnë përgatitjet për zbarkimin e përbashkët të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës me ato të Gardës Kombëtare të Iowa-s në Shtetet e Bashkuara.
“Gjithashtu, në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror, të dy palët u pajtuan për të avancuar më tej bashkëpunimin përmes trajnimeve, shkollimeve, stërvitjeve dhe aktiviteteve të tjera ushtarake të përbashkëta”, thuhet në njoftim.
Tutje theksohet se Maqedonci shprehu mirënjohjen e tij ndaj Gjeneral Osborn dhe përmes tij, falënderoi Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer ndaj forcave të sigurisë së Kosovës./Arbresh.info/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...