Kosova dhe Arabia Saudite kanë nënshkruar për lirimin nga vizat për ata që janë ta pajisur me pasaporta diplomatike dhe zyrtare.
Marrëveshja është nënshkruar gjatë takimit të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe homologut të tij, Ëaleed Abdulkarim El Khereiji, shkruan Arbresh.info.
Gjatë këtij takimim, u bisedua për ngritjen e bashkëpunimit ekonomik, bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe kundër terrorizmit dhe për nisjen dhe finalizimin e marrëveshjeve në fushën e transportit, edukimit dhe sportit.
“Duke vlerësuar lartë bashkëpunimin në mes të dy shteteve, zëvendësministri Ahmeti ka falënderuar Arabinë Saudite për përkrahjen dhe kontributin e vazhdueshëm për Republikën e Kosovës. Z. Ahmeti kërkoi që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë procedura më të lehta për hyrje në Arabinë Saudite.”, thuhet në komunikatën për media të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës./Arbresh.info/

Shaquan Jules, MVP i javës së 20-të
Presidenti Begaj sot e nesër qëndron për vizitë zyrtare në K...
Votohet në parim buxheti për vitin 2026, leximi i dytë më 20...
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...