Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka njoftuar se të gjitha gjykatat e Kosovës vazhdojnë të jenë të mbyllura për publikun deri në një vendim tjetër.
Sipas KGJK-së, në këtë vendim përjashtohen rastet e shërbimeve emergjente siç janë paraburgimet, dhuna në familje apo rastet e tjera urgjente./arbresh.info
Njoftimi i plotë:
Për shkak të pandemisë së Koronavirusit, të gjitha gjykatat e Kosovës janë të mbyllura për publikun deri në një njoftim tjetër, me përjashtim të shërbimeve emergjente siç janë paraburgimet, dhuna në familje apo rastet e tjera urgjente.
Për të ndihmuar në sigurinë e stafit të gjykatave dhe të qytetarëve, Programi i USAID-it për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë ka shtypur dhe shpërndarë në gjykata posterë me udhëzime për parandalimin e përhapjes së virusit.

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...