Partia Demokratike e Kosovës, duket se ka mbetur në një udhëkryq dhe me disa rreziqe.
Mbajtja e një konvente për zgjedhjen e kryetarit të partisë para zgjedhjeve lokale po shihet si një “thikë më dy teha”, për njohësit e çështjeve politike në vend.
Të dy variantet kanë rreziqe për këtë parti sipas analistit Fitim Salihu.
“Nuk kam ndonjë mendim. Dy variantet i kanë rreziqet dhe dobitë e veta. Më së miri e përcaktojnë vetë ata se cilin variant do ta aplikojnë”, ka vlerësuar ai për arbresh.info.
E të domosdoshëm kjo parti e ka që të zgjedh një kryetar të ri para zgjedhjeve lokale e thotë, gazetari Zekirja Shabani.
“Partia Demokratike e Kosovës e ka të domosdoshme zgjedhjen e një kryetari që do të marr besimin e plotë të të gjitha strukturave të partisë. Aktualisht Enver Hoxhaj nuk është në gjendje të kontrollojë partinë dhe të hyjë në zgjedhje lokale si ushtrues detyre i kryetarit pasi është parë që ka mos pajtime të mëdha brenda partisë. Organizimi i zgjedhjeve të brendshëm para atyre elektorale është i domosdoshëm”, ka vlerësuara Shabani.
Kujtojmë se që nga nëntori i vitit të kaluar, me Partinë Demokratike të Kosovës është duke udhëhequr nënkryetari i saj Enver Hoxhaj.
E në këtë periudhë kur vendi po shkon në drejtim të zgjedhjeve lokale mos koordinimi i brendshëm për emrat e kandidatëve për kryetar komunash vetëm sa ka venë në pah përçarjet brenda PDK-së.
Kjo duket se ka bërë që Hoxhajt të paralajmërojë konventën zgjedhore para se vendi të shkoj në zgjedhje lokale./V.Selimi/arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...