Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë patrullimit në një shtëpi të pabanuar është gjetur mall ushqimor i cili dyshohet se është i kontrabanduar.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, bëhet e ditur se vozitësi i një automjetit me targa vendore që policia ka hasur, ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Dyshohet se malli ushqimor i takon atij, që ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Rasti është nën hetime.
“Leposaviq 03.07.2024 – 01:20. Policia gjatë patrullimit ka hasur një automjet me targa vendore, kurse në afërsi të vendit të ngjarjes në një shtëpi të pabanuar është gjetur mall ushqimor i cili dyshohet se është i kontrabanduar dhe se i takon vozitësit i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Haxhiu uron Malin e Zi në Ditën e Pavarësisë: Kosova vlerëso...
Kurti prezanton projektin për Qendrën e Studentëve
Rina Balaj me poza provokative nga ashensori
Britania ndan 23 milionë euro për të frenuar përhapjen e Ebo...
Transparencë dhe integritet më i lartë: APK nis proces kyç p...
Dështon pista Bernardo Silva, Juventusi e kërkon yllin tjetë...