Kontingjenti i tretë i Forcës së Sigurisë së Kosovës është kthyer sot në Kosovë pasi ka përfunduar me sukses periudhën gjashtë mujore në operacionin “Interflex”, të realizuar në Mbretërinë e Bashkuar.
Siç njofton FSK-ja, në letrën falënderuese nga komandanti i Batalionit të Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar, nënkolonel RA Smith, vlerësohet lartë profesionalizmi dhe bashkëpunimi i kontingjentit të FSK-së.
“Ekipi nga FSK kanë qenë të shkëlqyer, qasja e tyre profesionale, të palodhur dhe të përkushtuar për të mbështetur Njësinë e Ofrimit të Trajnimeve në të gjitha fushat, ka qenë mbresëlënëse me këtë sukses ata kanë bërë kombin tuaj të ndihet krenar, ndërsa për ne ishte privilegj dhe kënaqësi për të punuar me ta”, njofton FSK-ja.
Kontingjenti i FSK-së, ishte i integruar në njërën nga dy kompanitë britanike në Njësinë e Ofrimit të Trajnimeve, duke mbështetur planifikimin dhe ofrimin e trajnimeve për ushtarakët nga Forcat e Armatosura të Ukrainës.
Gjatë këtij operacioni, ekipi i FSK-së, ka demonstruar aftësi të larta ushtarake dhe disiplinë të fortë, duke kontribuar në ndërtimin e kapaciteteve dhe rritjen e sigurisë në botë. Pjesëmarrja jonë në Operacionin “ Interflex “ përforcon angazhimin e Kosovës për paqe dhe stabilitet ndërkombëtar, si dhe për bashkëpunim të ngushtë me aleatët tanë./Arbresh.info/
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë