Ushtrimi ndërkombëtar “Winter EX 2025”, i organizuar nga Komanda e Forcave Tokësore të Turqisë, ka përfunduar me sukses.
Sipas njoftimit, kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka treguar aftësi të larta dhe profesionalizëm në zhvillimin e operacioneve në kushte të vështira dimërore, shkruan Arbresh.info.
Gjatë këtij ushtrimi, pjesëtarët e FSK-së bashkëvepruan me partnerët ndërkombëtarë në skenarë të ndryshëm operativë, duke dëshmuar përgatitjen dhe kapacitetet e tyre ushtarake.
Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së( KOMFT), Gjeneral brigade Hysen Dreshaj, dhe Komandanti i Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë, Nënkolonel Jaser Mulla, vizituan kontingjentin e FSK-së, ata u njohën nga afër me mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe operacioneve të realizuara.
Me këtë rast, Gjeneral Dreshaj përgëzoi pjesëtarët e kontingjentit për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar, duke theksuar rolin e tyre të rëndësishëm në përfaqësimin e FSK-së dhe shtetit të Kosovës në këtë ushtrim prestigjioz.
“Në vijim të aktiviteteve zyrtare, KOMFT, Gjeneral Dreshaj, mori pjesë në darkën zyrtare të organizuar nga Komandanti i Forcave Tokësore të Turqisë, Gjeneral SELÇUK BAYRAKTAROĞLU, ku ishin të pranishëm përfaqësues të të gjitha shteteve pjesëmarrëse, gjithashtu ndoqën nga afër Demonstrimin për Ditën e Vizitorëve të Shquar (DVD) ku u realizuan operacioneve të planifikuara nga shtetet pjesëmarrëse, përfshirë edhe kontributin e kontingjentit të FSK-së në këtë ushtrim ndërkombëtar.”, thuhet në njoftim.
“Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të dëshmojë përgatitjen, disiplinën dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtarë në misione të ndryshme, duke rritur kapacitetet dhe përvojën operacionale të saj.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...