Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” ka njoftar konsumatorët e zonave të cilat furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i Batllavës se, sot, duke filluar nga 08-18, gjithsej për 10 orë, do të kenë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm.
Me këtë rast do të ndërpritet pompimi nga Stacioni i Pompave në Batllavë dhe nuk do të punohet edhe me Fabrikën e Përpunimit të ujit në Batllavë, gjegjësit Albanik.
Kjo ndërprerje e trajtimit dhe furnizimit me ujë të pijshëm bëhet me qëllim të krijimit të kushteve të punës për kontraktor në ndërrimin e valvolave në hyrje dhe dalje të Stacionit të Pompave në Batllavë, projekt ky në kuadër të investimeve kapitale që po bënë Ujësjellësi i Prishtinës, në ndërrimin e aseteve të ndjeshme që kanë të bëjnë me sigurimin e furnizimit me ujë.
Zonat, që do të mbesin pa ujë të pijshëm gjatë ditës së nesërme,
Qyteti i Podujevës me fshatra përreth( përjashtim bëjnë zonat që furnizohen me ujë nga Puset e Peranit),
Të gjitha fshatrat përgjatë gypit magjistral Albanik-Prishtinë,
Lagjja,,Kodra e Trimave,, në Prishtinë,
Lagjja,,Arbëria,, me zona të tjera përreth saj, në Prishtinë.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...