Ka dështuar përsëri, për herë të 13-të radhazi, konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Deputetët e betuar të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit, më 9 maj, nuk i dhanë sërish mbështetje propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje për votim të fshehtë në zgjedhjen e kryetares së Kuvendit të Kosovës.
Edhe në seancën e sotme, Dehari ka propozuar votim të fshehtë.
Partitë opozitare kanë qëndruar në pozitat e tyre dhe kanë kundërshtuar votimin e fshehtë, duke e quajtur atë në kundërshtim me rregulloren.
Kryesuesi Dehari ka kërkuar nga partitë që të propozojnë kandidatët për anëtarë të komisionit votues për votimin e fshehtë.
Kësaj radhe, për formimin e komisionit ishin 56 deputetë për e një kundër.
Seanca e radhës do të mbahet më 11 maj në orën 10:00./Arbresh.info
Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman