Sot, në 25 vjetorin e zhdukjes me dhunë të intelektualit të shquar dhe atdhetarit Ukshin Hoti nga ana e aparatit shtetëror të Serbisë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjuca e cilësoi atë njeri të pathyeshëm, që me kurrizin drejt na mësoi e frymëzoi se si duhet atdheu dhe si luftohet për të deri në çlirim.
Në shtëpinë-muze në Krushë të Madhe të Rahovecit, kryetari Konjufca tha se Ukshin Hoti atdhedashurinë e kishte të rrënjosur thellë në zemër. Ai tha se Hoti ishte prej intelektualëve të rrallë që popullin e donte ashtu siç i ka hije çdo atdhetari, përderisa edhe fatin e ndau bashkë me atdheun, përcjell Arbresh.info.
I pari i Kuvendit theksoi se Ukshin Hoti e ngriti një popull në këmbë, për të kërkuar liri e republikë, duke qenë i pari në protesta, i pari në demostrata.
“Jemi këtu sot për të kujtuar jetën dhe veprën e njërit prej patriotëve dhe intelektualëve tanë të rrallë, që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin e Kosovës, por edhe i cili ka lënë trashëgimi të jashtëzakonshme intelektuale, konceptuale dhe teorike për popullin tonë”, theksoi kryetari Konjufca, duke shtuar se Ukshin Hoti i përmbledh virtytet më të larta që i nevojiten një personaliteti për t’u konsideruar figurë e kompletuar intelektuale dhe kombëtare.
Duke lartësuar figurën dhe kontributin e Ukshin Hotit, kryetari Konjufca tha se vepra e tij është busulla jonë, udhërrëfyesi që do frymëzojë të gjithë ata që janë pjesë e proceseve politike e shoqërore, jo vetëm të Kosovës, por të kombit shqiptar në tërësi.
Në këtë ceremoni nderimi e përkujtimi nga një fjalë rasti mbajtën edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe i biri i Ukshin Hotit, Andin Hoti./Arbresh.info

Nis protesta kombëtare e thirrur nga PD-ja, kërkohet rrëzimi...
Abdixhiku në Dragash: Kosova duhet të investojë te familja, ...
Vdekja e Shemit, policia jep detajet e fundit
I dërguari i Trump në Grenlandë: Do të punoj që ishulli të b...
Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të ...
Deklarim i rremë për ryshfet, arrestohet një person në Prish...