Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë televizive kishte dhënë detaje nga takimi që kishte në zyrën e tij me ish-kryeministrin Kurti.
Sipas Thaçit, Kurti i kishte bërë të ditur se nuk i besonte askujt në partinë e tij për të trajtuar çështjet që kishin të bënin me negociatat me Serbinë. Madje as nënkryetarit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.
E Glauk Konjufca në “Debat Plus” ka një përgjigje për këtë deklaratë të Presidentit Thaçi.
Konjufca thotë se Thaçi me këto deklarata po mundohet të aplikojë taktikën “përçaj e sundo”.
“Thaçi kundërshtarëve politikë u qaset me taktikën “përçaj e sundo”. Për përçarjen e Vetëvendosjes është punuar që nga koha kur është themeluar kjo lëvizje”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Konjufca thotë se raportet me Kurtin janë më të mira të mundshme.
“Hashim Thaçit i pengon ky raport. Ai mendon se Vetëvendosja dëmtohet me këto përçarje. Ai kurrë nuk ja ka dalë të përçaj partinë”
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, thotë se raporti i tij me ish-kryeministrin Kurti nuk ishte vetëm në raportin ministër-kryeministër por shumë më i ngushtë se kaq.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...