Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas shpërthimit të mbrëmshëm që ndodhi në fshatin Varagë të Zubin Potokut, konkretisht në kanalin e Ibër Lepencit.
Konjufca tha se tentativat për të shkaktuar dëm në Republikën e Kosovës me sulme në infrastrukturë kritike nga bandat e dirigjuara terroriste, do të dështojnë dhe institucionet tona do të sigurohen për këtë.
“Dua t’i falënderoj organet kompetente për punën e tyre në lidhje me sigurinë, menaxhimin e dëmit dhe punën e nevojshme të sanimit, si dhe partnerët tanë, ShBA dhe Bashkimin Evropian që kanë dalë në mbështetje të Republikës së Kosovës duke ofruar edhe ndihmën e tyre”, u shpreh ai.
Konjufca theksoi se këto akte të armiqve të Kosovës janë kundër saj dhe popullit të saj.
“Duke sulmuar infrastrukturë kritike, ata kërkojnë të shpërndajnë panik dhe pasiguri. Ne do t’i përgjigjemi së bashku, teksa kemi qetësi e siguri të plotë, ndërsa ata do të përgjigjen për aktet e tyre terroriste”, tha Konjufca./Arbresh.info/
Scott Bamforth MVP i javës në elitën e basketbollit kosovar
Kurti udhëton drejt Davosit në Zvicër
Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, priten zhvillime të reja
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...