Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime mbi vdekjen tragjike të tre të miturve në Jabllanicë të Gjakovës.
Në një postim në Facebook, ai ka kërkuar që të ketë hetim tejet të detajuar të të gjithë rastit sa më shpejtë, shkruan Arbresh.info.
”Është e dhimbshme dhe e papërshkrueshme humbja e jetëve të tre të miturve në Jabllanicë të Gjakovës. Bëj thirrje që në kohën sa më të shpejtë të kemi hetim të imtësishëm e të tërësishëm të rastit.Shpreh ngushëllimet e mia për familjarët që humbën më të dashurit e tyre, në këto momente jashtëzakonisht të vështira për ta dhe gjithë shoqërinë tonë, duke u lutur që të gjejnë forcën për ta përballuar këtë humbje kaq të madhe!”, ka shkruar ai.
Ndryshe, tre fëmijë kanë vdekur në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, pasi janë zënë nga pllaka e një shtëpie të pabanuar.
Dy nga viktimat i përkasin moshës 15-vjeçare, kurse një i përket moshës 14-vjeçare.
Policia ka thënë se se rrethanat për shembjen e objektit në Jabllanicë të Gjakovës janë të panjohura./Arbresh.info/
Vdesin tre të rinj në Jabllanicë të Gjakovës, i zuri pllaka e një shtëpie të pabanuar
Vdesin tre të rinj në Jabllanicë të Gjakovës, i zuri pllaka e një shtëpie të pabanuar
ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...