Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherit edhe kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se 500 mijë zemra po bëhen bashkë për numrin e vërtetë, numrin 118.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se qeverisja e tyre ka bërë shumë për gratë e për punëtorët, për mjekët e arsimtarët, për studentët e bujqit, për policët e ushtarët, për invalidët e veteranët dhe për secilën kategori të popullit tonë të dashur.
“Fushatën zgjedhore e nisëm zyrtarisht mbrëmë, në Gjakovën e madhe që na bëri bashkë e na priti me një atmosferë elektrizuese.
Qeverisja jonë ka bërë shumë për gratë e për punëtorët, për mjekët e arsimtarët, për studentët e bujqit, për policët e ushtarët, për invalidët e veteranët dhe për secilën kategori të popullit tonë të dashur.”, tha ai.
“Qeverisjet e kaluara në 20 vitet e fundit e kanë bërë Kosovën copë më copë ,ndërsa ne, me qeverisjen tonë, po e bëjmë Kosovën cep më cep.”, u shpreh ai.
“Të dashur qytetarë të Republikës sonë të dashur, e nisëm me Gjakovën për të vazhduar sonte në Mitrovicë dhe deri me 9 shkurt, në secilën Komunë, cep më cep.”, përfundoi Konjufca./Arbresh.info/
Qeveria nesër mban mbledhje
KEK: Nuk ka rrezik gjatë punimeve në TC “Kosova B”
Ukraina thotë se vrau dhjetëra rusë në dy sulme në rajonin l...
Hajnat mësyjnë shtëpinë e Benjamin Pavardit, reagon shpejt K...
Hamza: Në zgjedhje po shkojmë shkaku i Kurtit, s’pati vullne...
Abdixhiku: Me Vjosa Osmanin kemi pasur dallime gjatë këtyre ...