Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, nëpërmjet një telegrami ka ngushëlluar familjen Duriqi, për vdekjen e veprimtarit Enver Duriqi, i cili gjatë luftës humbi shtatë anëtarë të familjes së ngushtë.
“E nderuar familje Duriqi,
Me shumë pikëllim mora lajmin se Enver Duriqi ka ndërruar jetë e nuk gjendet fizikisht më mes nesh.
Ju lutem të pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta, për ikjen e tij që na ka prekur thellësisht e që juve ju la pa të dashurin tuaj, por me kujtimin për të që do të jetojë gjithmonë.
Enver Duriqi, i cili humbi që të shtatë anëtarët e familjes së tij të ngushtë, në atë masakër të trupave të Serbisë që nuk kurseu as fëmijë, as gra e as pleq, ai i humbi të gjitha, përveç forcës për t’u ngritur në këmbë, për të vazhduar përpara me të shkuarën në mendje dhe me drejtësinë si qëllim.
Ai nuk u mposht kurrë, duke u bërë shembull i forcës së jashtëzakonshme përballë humbjes shkatërruese. Së bashku me kontributin e tij, duke kërkuar dhe punuar për drejtësi për viktimat e masakrave të Serbisë në Kosovë, Enveri u bë frymëzim i kurajos dhe dinjitetit të pathyeshëm.
U prehtë në paqe dhe kujtimi i tij jetoftë përgjithmonë!”, thuhet në telegramin e kryetarit Konjufca./Arbresh.info/
E rëndë | Vdes i riu vushtrrias që ishte aksidentuar 11 ditë...
Katër të vdekur në aksidente trafiku për 24 orë
MINT vendos çmimet e reja tavan
27 vjet nga masakra në Burgun e Dubravë
Rudiger do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin
Tensione në Aeroportin e Vlorës/ Punëtorët e MABCO-s përplas...