Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reagaur pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot në Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Konjufca ka u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, derisa ka thënë se qëndrojnë pranë Maqedonisë së Veriut në këto momente të vështira, shkruan Arbresh.info.
“Tronditës lajmi i vdekjes së 51 të rinjve në Koçan të Maqedonisë së Veriut, si pasojë e zjarrit në një klub nate. Ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre në këtë ngjarje të tmerrshme! Qëndrojmë pranë tyre dhe Maqedonisë së Veriut, në këto momente të vështira për ta. Të lënduarve në këtë ngjarje të rëndë iu dëshirojmë shërim sa më të shpejtë e sa më të lehtë”, ka shkruar Konjufca.
Një zjarr në një diskotekë në Koçan të Maqedonisë së Veriut la të vdekur të paktën 51 persona dhe lëndoi mbi 100 të tjerë.
Incidenti ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të së dielës, gjatë një koncerti të një grupi të njohur, ku thuhet se ishin të pranishëm rreth 1.500 persona. /Arbresh.info/
Të paktën 50 persona të vdekur si pasojë e zjarrit në një klub nate në Maqedoninë e Veriut
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...