Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shihen si momenti kur Kosova duhet ta vazhdojë rrugën përpara pa bllokada

23:53 | 2 Qershor 2026
E.G

Zëvendëskryeministri në detyrë, Glauk Konjufca ka deklaruar se në Prishtinë po ndihet qartë se zgjedhjet e 7 qershorit po shihen si një moment vendimtar për vazhdimin e rrugës së Kosovës pa bllokada dhe pa kthim mbrapa.

Përmes një postimi, ai ka theksuar se kryeqyteti e kupton peshën e këtij momenti politik dhe rëndësinë që kanë zgjedhjet e ardhshme për vazhdimësinë e proceseve të nisura në vend.

“Në Prishtinë dje ndihej qartë se këto zgjedhje po shihen si momenti kur Kosova duhet ta vazhdojë rrugën përpara pa bllokada, pa kthim mbrapa dhe pa ndërprerje të punëve që kanë nisur këto vite. Ka data që mbahen mend jo pse ndryshojnë drejtimin e vendit, por sepse e vulosin atë. Kryeqyteti e kupton mirë peshën e këtij momenti. E ky moment është 7 qershori”, ka shkruar ai./Arbresh.info