Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca kërkoi përfshirjen e Kosovës në organizimin e Samitit të Diasporës në Tiranë.
Atje, Konjufca nisi fjalën e tij duke folur për bashkimin.
“Bashkimi është i shumë dimensioneve. Prej shumë perspektivave mund të flasim për bashkimin, por unë kisha me thënë që le t’ia fillojmë bashkimit nga bashkimi i bashkorganizimit të këtij samiti, së pari”, tha ai.
Konjufca tha se Shqipëria ka bërë “punë të mirë” me këtë samit, por përfshirja e Kosovës dhe shqiptarëve të tjerë do t’i bënte më mirë atij.
“Është bërë një punë e mirë. Ne kemi qenë gjithmonë pjesëmarrës në këtë samit, por mendoj që herave të tjera, kur ta bashkorganizojmë këtë samit, nuk do të ishte keq që Kosova, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të gjitha trojeve shqiptare të jenë në këshillin e organizimit të këtij samiti. Mendoj që do t’i bënte edhe më mirë samitit”, tha ai.
Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, i cili foli paraprakisht, kërkoi një qasje të përbashkët e të harmonizuar, ndërsa paralajmëroi ndërtimin e një strategjie për diasporën 2026-2030.
Nice mbetet në elitën e futbollit francez, fiton bindshëm nd...
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet për datat 30 Maj ...
Aksident në Gjirokastër, përplasen dy automjete në bulevardi...
Putin mohon sulmin me dron në Rumani, Bukureshti dëbon konsu...
Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifik...
OBSH: Shkalla e vdekshmërisë nga shpërthimi i Ebola-s arrin ...