Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, nëpërmjet një telegrami ka ngushëlluar familjen Thaçi, për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Ai tha se Haxhi Thaçi do të jetë i pranishëm në kujtimet që ka lënë pas, në zemrat e atyre që e patën pranë dhe ndanë jetën me të, shkruan Arbresh.info.
“E nderuara familje Thaçi,
Me pikëllim mora lajmin se u nda nga jeta Haxhi Thaçi.
Në emrin tim dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj!
Ndonëse nuk është më në këtë jetë, Haxhi Thaçi do të jetë i pranishëm në kujtimet që ka lënë pas, në zemrat e atyre që e patën pranë dhe ndanë jetën me të.
U prehtë në paqe!”, thuhet në telegramin e kryeparlamentarit./Arbresh.info/

El Shaarawy njofton largimin nga Roma
Izraeli pretendon eliminimin e liderit të Hamasit
Detaje nga tragjedia në Maldive, pesë italianë humbin jetën ...
Policia arreston dy persona për posedim të narkotikëve
Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësiv...
Rama i del në mbrojtje Lushtakut: Sot, Skenderaj u shfrytëzu...