Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.
Në këtë takim u diskutuan çështje dhe zhvillime të aktualitetit në vend e më gjerë, si dhe aspekte të ndryshme të sigurisë, shkruan Arbresh.info.
Në veçanti, u bisedua rreth zgjedhjeve të fundit parlamentare në Republikën e Kosovës, e në të njëjtën kohë në lidhje me legjislativin dhe ekzekutivin e ri që priten të formohen pas këtyre zgjedhjeve.
Ai e falënderoi ambasadorin Antonello De Riu për vizitën e tij dhe u shpreh i bindur se raportet e mira mes vendeve tona do të thellohen gjithnjë e më shumë, në të gjitha fushat e interesit tonë të përbashkët./Arbresh.info/
El Shaarawy njofton largimin nga Roma
Izraeli pretendon eliminimin e liderit të Hamasit
Detaje nga tragjedia në Maldive, pesë italianë humbin jetën ...
Policia arreston dy persona për posedim të narkotikëve
Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësiv...
Rama i del në mbrojtje Lushtakut: Sot, Skenderaj u shfrytëzu...