Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë homazhe për nder të 45 martirëve në Sllovi të Lipjanit.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se Sllovia dhe e gjithë Kosova është dëshmi e gjenocidit nga aparati shtetëror i Serbisë, shkruan Arbresh.info.
“Përkujtojmë 45 shqiptarët e vrarë në Sllovi të Lipjanit, të masakruar pa mëshirë teksa ishin të paarmatosur, kujtojmë këtë ngjarje të zymtë që vijoi me dëbimin e të gjithë shqiptarëve të tjerë aty, që lanë pas shtëpitë e tyre të plaçkitura, të djegura nga forcat pushtuese serbe, përgjegjëse për këtë masakër.”, ka shkruar ai.
“Dëshmitarët, të mbijetuarit, faktet dhe varret masive nxorën të vërtetën para syve të botës. Sllovia dhe e gjithë Kosova është dëshmi e gjenocidit nga aparati shtetëror i Serbisë.”, shtoi Konjufca.
“Sot bëra homazhe për nder të martirëve të Sllovisë, duke iu përkulur me respektin më të lartë sakrificës sublime. Dhimbja është shumë e madhe kur e dimë se sa shumë dha populli ynë për lirinë që e gëzojmë sot.”, ka thënë mes të tjerash ai.
Konjufca u shpreh se martirët janë dëshmia e së drejtës sonë, e obligimit për drejtësi, të cilën nuk do rreshtim kurrë së kërkuari.
“Ata janë thirrja ndaj ndërgjegjes sonë individuale dhe kolektive se duhet të bëjmë vazhdimisht më shumë për Kosovën.”, ka shkruar kryetari i Kuvendit.
“Më 15 prill të 1999-ës ranë 45 shqiptarë. Sot Kosova është e lirë dhe e pavarur, shtet i themeluar mbi sakrificën e martirëve dhe dëshmorëve që dhanë gjithçka. Lavdi martirëve të Sllovisë dhe gjithë të rënëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...