Një person i dyshuar është arrestuar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i është gjetur dhe konfiskuar një AK/47 me 23 fishekë dhe substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 11.3 gramë, transmeton arbresh.info.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bresalc në Komunën e Gjilanit.
Njoftimi i plotë i policisë:
“Fshati Bresalc, Gjilan 08.02.2018-15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, është gjetur dhe konfiskuar një AK/47 me 23 fishekë dhe substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 11.3 gramë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Edon Zhegrova pas fitores ndaj Pisas: Forca jonë është grupi...
Polonia ndërton fortifikime me topa e mitralozë për të mbroj...
Radoniqi voton i pari në Pejë
Zgjedhjet e parakohshme, nisin votimet në Kosovën
Sa ishte numri i personave që votuan në 25 përfaqësi diploma...