Konfiskohen salsiçe të prishura në Prizren

18:48 | 11 Maj 2018

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar rreth një aksioni të konfiskimit të disa salsiçeve të prishura.

Kompania e cila ka bartur këtë produkt, sipas tij, i është shqiptuar dënimi.

Njoftimi i plotë:

KONFISKOHEN SALSIÇE TË PRISHURA

Falë njoftimit të një qytetari në Qendrën e Thirrjeve, sot kemi konfiskuar tre paketime me salsiçe të prishura, në një qendër të madhe tregtare në qytet.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë inspektorët e ushqimit, të cilët kanë konstatuar se salsiçet janë me afat të skaduar dhe të krymbosura.

Qendrës tregtare tek e cila është gjetur ky produkt, i është shkruajtur proces verbali dhe shqiptuar dënimi, ndërsa salsiçet janë asgjësuar nëpërmjet Ekoregjionit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara