Është duke u zhvilluar konfiskimi i banesës dhe restaurantit të kryeterroristit serb, Milan Radoiçiq, në veri.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Me urdhër të gjykatës konfiskohet restoranti ‘Grey’ dhe banesa në katin e gjashtë të objektit, në pjesën veriore të Mitrovicës. Po ashtu, i konfiskohet vila në Gazivode në Zubin Potok”, tha Elshani.
Kujtojmë se Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dje ka njoftuar se ka nisur zbatimi i Urdhrit Ndalues lidhur me pasuritë e palujtshme në rastin Banjska.
Haxhiu tha se Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar ka filluar identifikimin e pasurive të përmendura në Urdhrin Ndalues, duke përfshirë këtu edhe vilën e Radoiçiqit tek Liqeni i Ujmanit në Zubin Potok, si dhe pasuritë e tjera./Arbresh.info
Njohësi i politikës, Lulzim Peci: Qëllimi i LVV-së i tejduks...
Arsenali ka në “radar” tre yjet e Suprligës turk...
Çitaku: PDK nuk nënshtrohet
Publikohen pamjet e mbërritjes zyrtare të mbretit Charles në...
Premier League i refuzon kërkesën Manchester Cityt, Guardiol...
Kurti pyetet për propozimin e mundshëm të Vjosa Osmanit për ...