Nesër do të mbahet konferencë për media me gazetarët ku do të flitet për rastin e Liridona Ademajt, konferenca pritet të filloj nga ora 10:00.
Aty do të marrë pjesë edhe vëllai i të ndjerës, Leonard Ademaj.
Kjo u bë e ditur nga vet ai, përmes një shkrimi në Facebook.
“Ju njoftoj që nesër do të marr pjesë në konferencën e ftuar nga Prokuroria e Prishtinës në lidhje me rastin e vrasjes së motrës time Liridona Ademajt. Konferenca mbahet në orën 10.00 ne Prokurorinë Themelore tek Pallati i Drejtësisë. Shpresoj që mediat do të kenë kohë të përcjellin konferencën. Pas konferencës mund të përgjigjem në ndonjë pyetje eventuale të gazetarëve”, shkroi ai./Arbresh.info/
Aksident hekurudhor në Peru, humb jetën një person dhe 40 të...
Kurti uron Vitin e Ri: Ju siguroj një vit të ri të sigurt dh...
Detaje nga aktakuza kundër 21 personave për Masakrën e Reçak...
Miratohet nisma për marrëveshje të sigurisë Kosovë–Mbretëria...
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimi...