Kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Rrahim Pacolli në emisionin Rubikon lidhur me temën ‘19 vjet bllokadë me Kartonin e Gjelbër’, ka thënë se nuk është normale që komuna ua ka lidh regjistrimin e automjeteve me taksa.
“Kjo e ka dëmtuar edhe kompaninë edhe shtetin dhe jo vetëm përkohësisht por duhet të hiqet krejt ndërlidhja e regjistrimit të automjetit me pagesën e tatimit, kjo nuk është në asnjë shtet tjetër”, ka thënë ai.
Ndërsa për takimet që po thuhen që po bëhen çdo ministër që vije takohen por asgjë nuk po bëhet.
“Përse të takohemi me byrot e vendeve tjera pa i kryer punët tona. Ka pasur vullnet që të zbriten tarifat sepse po të mos kishte nuk do të zbriteshin. Ne më shumë kemi problem me qytetarët që vijnë me automjete të shpejta sidomos nga Zvicrra pasi që atje nuk mund të ngasin shpejt por shpërblimin e marrin të gjithë”, tha ai.
Sipas Pacollit e vedmtja zgjidhje është që qeveria ta marr shumë seriozisht këtë punë.
“është e thjeshtë që kur kemi interes nga dikush duhet ta ruajmë. Nga bashkatdhetarët të hyra marrim 1 miliard në vit. Qeveria nuk është në gjendje 3 milion t’i paguaj. Qytetarët që vijnë me automjete private të mos paguajnë ndërsa për biznese le të jetë siç ka qenë”, ka thënë Pacolli./Arbresh.info
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...