Kuvendi komunal i Shtimes, ka njoftuar se ka marrë vendim për ndarjen e subvencioneve për nënat lehona për fëmijët e lindur në vitin 2024.
Sipas njoftimit, bëhet e ditur se kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu ka bërë të ditur se që tani e tutje, çdo çift që u lind fëmija i parë do t’i përfitojnë 100 euro shtesë, për fëmijën e dytë 150 euro, për të tretin 200, ndërsa për binjakët 500, e trinjakët 1.000 euro.
Postimi i plotë:
Qemajl Aliu, kryetar i Komunës së Shtimes bëri të ditur se që tani e tutje, çdo çifti që u lind fëmija i parë do t’i përfitojnë 100 euro shtesë, për fëmijën e dytë 150 euro, për të tretin 200, ndërsa për binjakët 500, e trenjakët 1.000 euro.
“Pasi e kemi iniciuar për herë të parë në Komunën e Shtimes praktikën e mbështetjes së nënave lehona, jam i lumtur që u votua në kuvend propozimi ynë për rritjen dhe përshkallëzimin e vlerës së përkrahjes financiare”, tha Aliu, duke shtuar se qeverisja e mirë po dëshmohet në përditshmëri me masat ndihmuese për të gjitha kategoritë shoqërore, kësisoj duke ndikuar drejtpërsëdrejti në ngritjen e mirëqenies për të gjitha familjet në komunën Shtimes.
“Paçim sa më shumë raste të dhënies së mjeteve financiare nga kjo masë”, tha kryetari Aliu./Arbresh.info
Shtyhet vendimi i Apelit për Mario Përlleshaj
Oblak thyen heshtjen për të ardhmen, portieri slloven dërgon...
Prizren: Ngrihet aktakuzë për grabitje dhe armëmbajtje pa le...
Baldini nis revolucionin te Italia, ndalon rrjetet sociale g...
Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore
Franca gjobit me 25 milionë dollarë kompaninë Shein