149 punëtorë në Komunën e Prishtinës shumë shpejtë do të pajisen me uniformë të njëjtë. Por, kjo uniformë do të jetë vetëm për ata punëtorë të cilët janë në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët, përjashtuar punëtorët që punojnë në zyrë. Nga ta do të jenë 94 meshkuj dhe 55 femra. E, mos respektimi i veshjes së uniformës nënkupton dënimin e punëtorëve nga ana e komunës.
Muhedin Nushi, drejtor i administratës në Komunën e Prishtinës, tha se do të jenë dy lloje të uniformave: ato për sezon të verës dhe të dimrit. Nushi, sqaroi edhe se si do të jenë uniformat e punëtorëve.
Sasitë e para të uniformave pritet që të vijnë brenda këtij muaji, por sipas Nushit, ende nuk ka ndonjë datë të saktë se kur punëtorët do të fillojnë punën me uniformë të re.
Zyra e Prokurimit në Komunën e Prishtinës ka përzgjedhur kompaninë “Puntex” në tenderin “furnizimi me uniforma për punëtorët e Komunës”, ndërsa për blerjen e këtyre uniformave Komuna e Prishtinës do të paguajë 42 mijë euro. /Tribuna Channel/
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...