Komuna e Prishtinës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se sot në orën 10:00 do të organizojnë një aksion për heqjen e tabelës së vendosur në sheshin qendror të Prishtinës për masakrat e ndodhura në Kosovë.
Kjo pasi në ekspozitë janë evidentuar gabime të shumta dhe pasaktësi.
“Ju njoftojmë se sot, me datë 28.03.2026, duke filluar nga ora 10:00, ekipet e Kryeqytetit do të ndërmarrin aksionin për heqjen e tabelës së ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999” në sheshin “Nënë Tereza”.Ky veprim vjen pas vendimit të Kryetarit të Kryeqytetit z. Përparim Rama, për pezullimin e lejes së ekspozimit, për shkak të pasaktësive të evidentuara në përmbajtjen e ekspozitës”, thuhet në njoftim.
Lidhur me këtë ekspozitë ka reaguar edhe kreu i Komunës, Perparim Rama, duke deklaruar se s’ka vend në kryeqytet një ekspozitë e tillë me gabime.
Lexo edhe:
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen ekspozitës “Masakrat në Kosovë”
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi kanë edhe ajo e Mejës dhe e Krushës
Casillas del kundër që ta emërojnë Mourinhon trajner të Real...
Trump thotë se lufta në Ukrainë është afër përfundimit
Kjo do të jetë top 20-ja e PDK-së në listën zgjedhore
Qeveria e Serbisë ndan buxhet për organizatën e lidhur me kr...
Nisin hetimet lidhur me dyshimet për keqpërdorime në QKUK dh...
Murati: Kurti ka kërkuar që Bondsteel të jetë bazë e përhers...