Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka finalizuar renditjen e kandidatëve për listën zgjedhore, ndërsa pritet që ajo të votohet në mbledhjen e Kryesisë së partisë.
Sipas renditjes së publikuar, në top 10-she pritet të jenë: Bedri Hamza, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Përparim Gruda, Arian Tahiri, Besa Kabashi, Rrahman Rama, Arben Mustafa, Sala Jashari dhe Enver Hoxhaj.
Ndërkohë, në pjesën tjetër të listës renditen: Jakup Nura, Ganimete Musliu, Blerta Deliu-Kodra, Xhavit Haliti, Rrustem Mustafa, Mërgim Lushtaku, Elmi Reçica, Ariana Musliu-Shoshi, Fadil Demaku dhe Altin Krasniqi.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar më herët se renditja në listë do të bazohet në rezultatin zgjedhor të kandidatëve në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke e konsideruar këtë si element kyç në vlerësim.
Lista përfundimtare e kandidatëve të PDK-së pritet të miratohet zyrtarisht në mbledhjen e Kryesisë dhe më pas të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve brenda afatit të përcaktuar ligjor.
Emrat e 20 kandidatëve:
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...