Deponi të shumta mbeturinash shihen gjithandej në kryeqytet. Nisma për largim të tyre kohë pas kohe ka pasur, megjithëkëtë të njëjtat hapësira shpesh kthehen përsëri në deponi, ku nuk mungojnë edhe mbeturina inerte.
Menaxhimi i mbeturinave inerte dhe atyre të amvisërisë vazhdon të paraqesë sfidë për institucionet dhe shqetësim për qytetarët. Megjithatë, pas caktimit të lokacionit zyrtar për deponimin e mbeturinave inerte, ky hap u tha se pritet të ndikojë në përmirësimin e menaxhimit të tyre.
“Kjo pikë është një pikë tranzitore për mbetjet vëllimore dhe inerte. Nga aty, mbetjet do të trajtohen derisa të përpunohen dhe më pas të dërgohen në deponinë qendrore në Mirash. Procesi përfshin edhe pjesë të tjera që duhet të zhvillohen, siç janë riciklimi dhe aktivitete të tjera që presim t’i përfundojmë. Kjo jo vetëm qe rregullon çështjen e mbeturinave por edhe kulturën se si i trajtojmë ato”, ka thënë Luftar Braha, drejtor i Shërbimeve Publike në Prishtinë.
Ndërkohë, njohës të fushës së ambientit tregojnë për rrezikun që paraqesin mbeturinat inerte në mjedis.
“Ndikimi i të gjitha këtyre mbeturinave, sidomos atyre inerte, është shumë negativ si për natyrën ashtu edhe për tokat bujqësore ku ato hidhen. Ato zënë sipërfaqe të mëdha, shkatërrojnë gjelbërimin dhe lirojnë lëndë kimike nga ndryshkja apo përbërjet e tyre duke depërtuar në tokë dhe në ujërat nëntokësore”, ka thënë Ilir Morina, njohës i ambientit
Për dërgimin e mbeturinave në lokacionin e përcaktuar, qytetarët obligohen t`i kontraktojnë kompanitë e licencuara për bartjen e tyre, ndërmarrjen publike KRM “Pastrimi” ose ndërmarrjen “Gjelbër”.
Ndërkaq, institucionet kanë paraparë edhe masa ndëshkuese për shkelësit. Lokacioni ndodhet në zonën që të çon në Zllatar, përkatësisht në një pjesë të Matiçanit, në rrugën “Qëndresa”./rtk
Sabotazhi i pretenduar në Serbi me pasoja të mundshme politi...
Aksident trafiku në Rixhevë të Klinës, një i lënduar
Teherani: Retorika e Trump pa efekt në hapjen e Hormuzit
Alarm te Real Madridi: gjashtë lojtarë në rrezik pezullimi p...
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë, humb jetën 24-vjeçari
Arrestohet braziliani në Pejë, u kap me substanca narkotike