Komuna e Malishevës ka njoftuar se reshjet e dendura gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin në disa rrugë, por situata e përgjithshme mbetet e menaxhueshme.
Sipas njoftimit, ekipet e Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, Policia e Kosovës dhe ekipet komunale janë në gatishmëri dhe po punojnë për të ndihmuar qytetarët.
Si pasojë e prurjeve të mëdha të ujërave, lumi Mirusha ka dalë nga shtrati, duke ndikuar në disa akse rrugore, përfshirë:
Rruga “Hamdi Berisha” në Malishevë
Transiti afër lagjes Hoti
Rruga Malishevë–Banjë
Rruga Mirushë–Gurbardh
Rruga Lubizhdë–Turjakë dhe ura në Lubizhdë
Një urë në lagjen e fshatit Damanek
Rruga për në fshatin Panorc, ku dy segmente kanë ujë në rrugë
Komuna njofton se furnizimi me energji elektrike po realizohet me reduktime në disa zona, ndërsa furnizimi me ujë është i rregullt, por për momentin uji nuk është i përdorshëm për shkak të ndotjes nga vërshimet e ditëve të kaluara.
Qytetarët luten të përdorin rrugët alternative, të mos tentojnë të kalojnë në rrugët e përmendura dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur nga Policia e Kosovës për ndalim të qarkullimit.
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...