Në kuadër të bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit mes Komunës së Malishevës dhe organizatës Islamic Relief, sot është realizuar shpërndarja e mekanizmit bujqësor për fermerët përfitues nga kjo komunë.
Komuna e Malishevës njofton se pajisjet e shpërndara përfshijnë multikultivatorë, makina mbjellëse për grurë dhe misër, spërkatëse, freza, ndërsa më herët fermerët kishin përfituar edhe serra bujqësore, transmeton Arbresh.info.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka uruar përfituesit dhe ka falënderuar Islamic Relief për bashkëpunimin.
“Zhvillimi i bujqësisë dhe rritja e kapaciteteve prodhuese është një nga prioritetet tona, me synimin që tregu të furnizohet me produkte vendore dhe ushqimi në sofrat tona të vijë nga toka jonë. Përkrahja e sektorit bujqësor do të vazhdojë, pasi është njëra nga degët më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik të komunës sonë,” tha Kastrati.
Drejtoresha e programit në Islamic Relief Kosovë, Albulena Gashi, përgëzoi fermerët përfitues dhe falënderoi Komunën e Malishevës për bashkëpunimin.
“Jemi të vetëdijshëm që nevojat janë më të mëdha se kaq, prandaj angazhimi ynë në përkrahje të bujqësisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen,” u shpreh ajo.
Ndërkohë, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi në Komunën e Malishevës, Sylë Dukolli, bëri të ditur se nga ky program kanë përfituar gjithsej:
• 58 serra me sipërfaqe 50 m²,
• 15 serra me sipërfaqe 100 m²,
• 50 multikultivatorë,
• 25 spërkatëse,
• 15 makina për mbjelljen e misrit,
• 13 makina për mbjelljen e grurit,
• 27 freza.
Dukolli shprehu mirënjohje për bashkëpunimin dhe punën e palodhur të zyrtarëve të Islamic Relief dhe zyrtarëve të drejtorisë për bujqësi./Arbresh.info
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata